Eli Fara tregon si u njoh me ish-burrin: U turperova nga prinderit dhe ai me rrembeu…

  • Δημοσιεύτηκε στις Πριν μήνα

    RTV KLANRTV KLAN

    διάρκεια: 05:27

    E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja e njohur Eli Fara. Arditi dhe Eli kanë realizuar një intervistë mjaft të këndshme në qytetin e këngëtares në Korcë, mes këngëve dhe humorit.
    Eli Fara për herë të parë ka folur për jetën e saj private, si e ka njohur ish-bashkëshortin dhe arsyen pse u nda nga ai.
    Ardit Gjebrea: Nuk ke folur asnjëherë për jetën tënde private, nuk të kam dëgjuar, është një vajzë në jetën tënde, si erdhi, cila është historia?
    Eli Fara: Vajza ka ardhur në jetë kur unë isha shumë e re, isha vetëm 18 vjeç, kështu që kuptohet se jam martuar shumë e re në një situatë jo fort komode. Jo fort komode edhe për ta thënë. Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre mu qep keq, nuk shpëtova dot.
    Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh.
    Jetonim bashkë të gjithë xhaxhallarët e mi, me dajën, me hallat, ishin shumë familje që rrinin bashkë dhe bëheshin me njëri-tjetrin shumë. Fisi bëri një mbledhje të madhe dhe kujtoj që u ndjeva e fyer dhe e turpëruar sepse ndoshta varet nga karakteri dhe natyra, kisha një krenari të tepruar edhe pse shumë e re dhe vendosa që nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.
    Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri që të ikje, dashuria?
    Eli Fara: Nuk isha e sigurt nëse më bëri dashuria të largohesha, por u ndjeva e lënduar, e mendova veten që mbas kësaj që ndodhi në qoftë se do rrija, do kisha turp t’i shihja në sy njerëzit e familjes dhe të afërmit dhe nga kjo u nisa. Gjithsesi në mendjen time e kisha që isha e përgatitur në jetë sepse nuk kisha ndonjë jetë me përkëdhelira, si të gjitha familjet shqiptare që janë rritur në vuajtje. Ishim 5 fëmijë, të 5-të kemi punuar në verë dhe kemi ndihmuar, nuk më trembte puna dhe kisha në mendje diçka që çfarëdo që të ndodhë, sido që të vijë unë do t’ja dal. /tvklan.al
    EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.{
    SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on GRfilms for more videos!
    Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
    Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
    Follow Tvklan on Facebook: facebook.com/tvklan/
    Follow rtvklan on Instagram: instagram.com/rtvklan/
    Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Επόμενο

Sevilla vs. Chelsea: Extended Highlights | UCL on CBS Sports

9:54

Sevilla vs. Chelsea: Extended Highlights | UCL on CBS Sports

Champions League on CBS Sports

προβολές 477 067

[BE ORIGINAL] ENHYPEN(엔하이픈) 'Given-Taken' (4K)

3:10

[BE ORIGINAL] ENHYPEN(엔하이픈) 'Given-Taken' (4K)

STUDIO CHOOM [스튜디오 춤]

προβολές 1 338 710

E diela shqiptare - Per dreke me mua! (01 maj 2016)

44:21

Mucize Doktor 40. Bölüm

2:14:50

Mucize Doktor 40. Bölüm

Mucize Doktor

προβολές 267 025

SIDEMEN OPEN 10 MILLION SUBSCRIBER DIAMOND PLAQUES

9:23

SIDEMEN OPEN 10 MILLION SUBSCRIBER DIAMOND PLAQUES

MoreSidemen

προβολές 2 908 104

DON’T FALL Into The WRONG Pool! *GROSS*

10:07

DON’T FALL Into The WRONG Pool! *GROSS*

Ben Azelart

προβολές 915 382

Yasak Elma 88. Bölüm Fragmanı

0:41

Yasak Elma 88. Bölüm Fragmanı

Yasak Elma

προβολές 1 343 815

Cooking Meat In Different Liquids (Taste Test)

14:45

Cooking Meat In Different Liquids (Taste Test)

Good Mythical Morning

προβολές 1 059 382

Brawl Stars Animation: LINE FRIENDS Skins incoming!

0:27

Brawl Stars Animation: LINE FRIENDS Skins incoming!

Brawl Stars

προβολές 1 868 558

Masumlar Apartmanı 12. Bölüm

2:43:25

Masumlar Apartmanı 12. Bölüm

Masumlar Apartmanı

προβολές 4 257 543